Afrimi i Alban Xhaferit pranë Vllaznisë ka qenë një lajm i mirë për klubin shkodran dhe ndryshimet në fakt në të kanë nisur të ndihen.

Ndryshime këto që konsistojnë jo vetëm në mënyrën e ndërtimit të skuadrës, por edhe plotësimin e kushteve më të mira stërvitore, apo dhe të plotësimit me bazë materiale.

Por duket se shumë shpejt mund të kemi të tjera lajme të mira për klubin shkodran. Kjo ngaqë të tjerë donatorë kanë shprehur interesin për të bashkëpunuar dhe në ditët në vijim mund të ketë edhe zyrtarizime në këtë drejtim.

Një gjë të tillë e ka bërë të ditur vetë kryebashkiakja Ademi e cila gjatë një prononcim për TV1 Channel është shprehur në këtë mënyrë:

“Po përpiqemi të thithim edhe donatorë të tjerë, duke mos u ndalur vetëm tek një. Deri më tani janë dy që po bashkëpunojnë, po presim të kemi edhe të tjerë. Në fakt kemi disa oferta bashkëpunimi për të rritur në fakt atë që quhet infrastruktura shtesë”./SHKODRA-SPORT.COM/