Wednesday, January 21, 2026
FAQJA E PARE KRYESORERitëm i ulët i ndeshjeve, FIFA gati të ndërhyjë, propozon sërish ndryshimin...

Ritëm i ulët i ndeshjeve, FIFA gati të ndërhyjë, propozon sërish ndryshimin e rregullores

Në futbollin e sotëm çdo ditë e më shumë një nga problematikat kresore që po shqetëson tifozët e lojës më të bukur në botë është ritmi i ulët i ndeshjeve. Krahas teknlogjisë dhe sistemit VAR, që duket se i ka ndarë në dy pjesë opinionin publik, lidhur me funksionin dhe efektivitetin e tyre në botën e sotme të futbollit, vonesat e shumta, shtimi i numrit të zëvendësimeve, apo hezitimi i rinsijes së lojës në goditjet standard, vijojnë të diskutohen në tryezat e institucionit më të lartë të futbollit.

E fundit u mbajt në Londër, teksa IFAB(International Football Association Board) zhvilloi një mbledhje gjatë së cilës ky organizëm u përqendrua në një sërë masash për të përmirësuar më shumë ritmin e ndeshjeve dhe reduktimin e ndërprerjeve të ndeshjeve.

Duke parë efektin pozitiv që pati në nivel global rregulli i ri që i ndalon portierët të mbajnë gjatë në kohë topin në dorë, te IFAB është rëndë dakord për masa të mëtejshme për të reduktuar ndërprerjet e ritmit të lojës mes të cilave aplikimi i numërimit mbrapsht në rivëniet të topit në lojë nga vija anësore dhe nga fundore.

Asambleja propozoi disa modifikime në rregullore që detyron futbollistët që mos të marrin ndihmën mjekësore brenda fushës, por të dalin jashtë saj ku do të qëndrojnë për një kohë të përcaktuar. Po kështu asambleja ra dakord që të aplikohet një limit kohe prej 10 sekonda për futbollistët që lënë fushën e lojës në momentin që zëvendësohen.

Përsa i përket protokollit VAR, asambleja rekomandoi që ndërhyrja të mbetet e kufizuar në 4 situata konkrete që mund të ndryshojnë fatin e ndeshjes(goli, penalltia, kartoni i kuq direkt dhe gabimet në identifikim). Tre janë zgjerimet specifike; kartonat e kuq që vijnë pas dhënies së kartonit të dytë të verdhë të gabuar; rastet kur një skuadër penalizohet gabimisht për një faull që shkakton karton të kuq apo të verdhë; goditjet e këndit të akorduar qartësisht në mënyrë të gabuar, me kushtin që e gjithë kjo të bëhet në mënyrë të menjëhershme.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments