HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIORERivalë dhe në merkato, katër klube në 'sprint' për Kallakun

Rivalë dhe në merkato, katër klube në ‘sprint’ për Kallakun

Sherif Kallaku është një nga lojtarët më të mirë që merkatoja e janarit ofron në tregun vendës. Fantazisti mbylli huazimin te Teuta dhe është drejt firmës me një tjetër klub shqiptar.

Burime pranë palëve bëjnë me dije se për të po zhvillohet një garë mes katër klubeve. Partizani, Dinamo, Kukësi dhe Laçi janë në një “garë sprint” për të mbërritur te mesfushori nga Fushë-Kruja. Burime pranë klubit të Partizanit bëjnë me dije se fantazisti ka një marrëveshje paraprake me klubin e kuq, megjithatë ende jo gjithçka është përfundimtare.

Ai pret oferta nga të gjitha klubet dhe sot pritet të vendoset gjithçka mbi të ardhmen e 23-vjeçarit, i cili është në pronësi të Lokomotivës së Zagrebit, ku ka firmosur deri në verën e vitit 2024.

Edhe Laçi është një mundësi për Kallakun, teksa kujtojmë se ai ka luajtur më parë për kurbinasit, por pa mundur të arrijë shkëlqimin që pati te Teuta.

Megjithëse gara do të jetë e ashpër, duket se në kampin e Partizanit janë një hap më para. Kallaku është një nga më të fortët e Superiores në pozicionin e tij dhe do ta ndihmonte jashtëzakonisht secilin klub ku do të luante.

Duhet të themi se Dinamo ka qenë gjithashtu intensive në dëshirën e saj për të firmosur me Kallakun, por ende mesfushori nuk është bindur tërësisht nga ofertat në tavolinë.

E sigurt është se ai do të qëndrojë në Superiore, në mungesë të ofertave në Kroaci.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments