Kane munguar ne ndeshjen e sotme miqesore ndaj Kastriotit, por kjo nuk i ka penguar Dajan Shehin dhe Ante Aralicen qe te zhvillojne nje stervitje te lehte, shoqeruar me vrapime rreth fushes se stadiumit. Te dy ata duket se jane ne dyshim edhe per ndeshjen e rradhes dhe sidomos sulmuesi.

Trajneri Josa eshte pytur pas ndeshjes ne lidhje me keta dy futbolliste dhe ai per Shehin eshte shprehur: “Shehin nuk e rrezikova pasi emergjenca jonë në mbrojtje e tillë është”. Kjo do te thote se me shume mundesi te premten e ardhshme shtatelarti do te jete ne fushen e lojes.

Ai vjen nga nje terheqje muskulare e pesuar ne takimin ndaj Kastriotit dhe si rrjedhoje po shkon drejt rikuperimit por i duhet bere shume kujdes dhe per kete arsye, stafi teknik kerkon te mos nxitohet. Por krejt ndryshe eshte situata me sulmuesin Aralica. Per te trajneri Josa u shpreh:

“Aralica ka nxjerrë probleme të mbartuara nga një vit para se të vij unë këtu. Tani i shfaqi këto probleme dhe do të shikojmë si do të shkojë marëdhënia e tij me klubin”. Qe do te thote se “çarja” mes tij dhe sulmuesit ka nisur dhe me shume mundesi, nuk do te preferohet me nga ana e trajnerit.

Tashme mbetet per t’u pare se çfare do te ndodhe ne vijim me Aralicen, sulmuesi qe ne fillim te sezonit u kerkua nga Josa qe te jete ne skuader me shpresen se do te bente nje paraqitje te mire, por ne fakt u zhgenjye prej tij dhe si rrjedhoje tani do shikohet mundesia e largimit qe ne merkaton e janarit./SHKODRA-SPORT.COM/