Dalei Blind do të re zultonte përforcimi i parë i Bajern Mynihut në këtë merkato dimërore.
Gjigantët nga Mynihu pikasën manovrat e mbrojtësit 32-vjeçar pas prishjes së kontratës me ekipin e Ajaksit dhe u hodhën menjëherë në sulm me në krye mjeshtrin e transferimeve, Hasan Salihamixhiç.
Rekordmenët gjermanë nuk shpenzuan asgjë kacidhe nga arka e tyre për nënshkrimin në fjalë, madje duke përfituar një lojtar me përvojë të madhe dhe aftësi të jashtëzakonshme në repartin difensiv, por jo vetëm, pasi Blind mund të luajë në nivel të lartë edhe në mesfushë.
Pas ritualiteteve me foton e prezantimit, “Tulipani” ka thënë fjalët e para si bavarez, madje me fraza luftëtari:
BLIND-”Të lush për Bajernin është më shumë se plotësimi i një ëndrre futbollistike. Po e pres me padurim këtë eksperiencë të re, në një ekip ku tripleta nuk është iluzion, por objektiv në çdo fillim sezoni.
Besoj se eksperienca ime ka për të shërbyer si gur shtesë në lidhje me larmishmërinë e repertorëve në grup.
Të luash në Mynih nuk është vetëm kënaqësi, njëkohësisht edhe përgjegjësi e shtuar, pasi pritshmëritë janë në majë dhe ti duhet të tregosh se përse e meriton atë fanellë.
Do të jap gjithçka, në çdo sekondë që do të djersij këtë stemë, pavarësisht rivalit dhe kompeticionit ku ne zbarkojmë”, përfundoi Dalei.
Duket qartë se mosha e Blindit nuk ka shërbyer vetëm në aspektin sportiv, por edhe atë komunikativ, duke fituar menjëherë zemrat e tifozëve vendës mbi këto fraza plot ambicie. Ish- ”Harkëtari” nuk do të ishte i vetmi që do të komentonte këtë lëvizje “surprizuese”, radha do t’i takonte “arkitektit”.
SALIHAMIXHIÇ-”Jemi të kënaqur që në gjirin tonë u shtua një lojtar me cilësi të jashtëzakonshme si Blind. Dalei luan në çdo cep të mbrojtjes, madje duke shkuar edhe më lart.
Eksperienca e tij ka për të kontribuar edhe në nxitjen e konkurrencës brenda grupit, pavarësisht se në të ndodhen kualitetet botërore. Punë e shkëlqyer, të vazhdojmë kështu edhe në objektivat e radhës”, përfundoi drejtori sportiv i klubit nga “Allianz Arena”.