Beshiktashi do të përballet me Tiranën në Ligën e Konferencës për turin e dytë. Ndeshja e parë do të luhet nesër në Stamboll teksa një javë më vonë do të luhet në Tiranë edhe ndeshja e kthimit, me bardheblutë që kërkojnë surprizën ndaj një klubi gjigand.

Beshiktashi konsiderohet i tillë për shkak të emrave që ka në skuadër dhe që synon të afrojë në verë. Mediat italiane raportojnë se turqit kanë arritur akordin me Milanin për transferimin e mesfushorit Ante Rebiç i cili do të bashkohet me “shqiponjat” gjatë ditëve në vijim.

Rebiç që ka qenë titullar në sezonet e fundit te kuqezinjtë, do të jetë në formë huazimi të thjeshtë. Dokumentet janë firmosur dhe tashmë ka mbetur vetëm depozitimi i tyre në sistem dhe zyrtarizimi i transferimit.

Megjithatë, për Tiranën nuk përbën problem duke qenë se Rebiç nuk mund të luajë në dy ndeshjet ndaj bardhebluve.