Pas pak me shume se tre muajsh mungese, mbrojtesi malazez Darko Bulatoviç eshte rikthyer te luaje me Vllaznine dhe diten e sotme ka qene per 90 minuta si titullar ne fushen e lojes ne ndeshjen e saj ndaj Egnatias.

Hera e fundit qe ai kishte qene ne fushe, ka qene ndeshja e fazes se dyte me Tiranen ne kryeqytet e cila perfundoi ne barazim 0-0, pikerisht me 13 nentor 2022.

Sigurisht qe askush nuk mund te priste nje performance te shkelqyer te tij pas nje mungese te tille, e per me teper qe ai u rikthye pas shume kohesh te luante serish ne rolin e mbrojtesit te majte, kuptohet i detyruar nga mungesat qe skuadra kishte ne kete ndeshje.

Gjithsesi, e rendesishme eshte qe ai i ka lene pas njehere e mire problemet shendetesore dhe kjo do te jete nje garanci edhe per stafin teknik ne ndeshjet e ardhshme dhe me shume mundesi ai do te kaloje ne pozicionin e tij te preferuar, ate te qendermbrojtesit duke nisur nga sfida e ardhshme me Kastriotin, kuptohet ne rast rikthimi te Esin Hakajt ne te majte.

Me Bulatoviç ne fushe skuadra shkodrane pritet te ofroje me shume garanci ne prapavije. Por nga ana tjeter, ende nuk eshte e qarte se kur do te rikthehet qendermbrojtesi tjeter Marko Juriç qe po ashtu vazhdon te jete i demtuar./SHKODRA-SPORT.COM/