‘Djelmnia shkodrane’ U17 ka marre nje barazim 2-2 ne ndeshjen e rradhes per kampionat, ate ndaj ekipit te Vores te luajtur ne transferte, ne kuadrin e javes se 14-te te kampionatit te kategorise se pare te kesaj grupmoshe.
Futbollistet shkodrane kane kaluar dy here ne avantazh ne kete ndeshje, por ne te dy rastet nuk kane arritur ta ruajne ate dhe per kete arsye, i gjithe takimi eshte mbyllur ne barazim dhe ekipet kane ndare nga nje pike ne perfundim te tij.
I pari qe ka shenuar ka qene shkodrani Matos Uldedaj qe ne minuten e 2-te, nderkohe qe pese minuta para fundit te pjeses se pare ka barazuar Jata per vendasit dhe ne kete menyre ekipet kane shkuar ne pushimin e ndeshjes me barazimin 1-1.
Ne minuten e 68-te sakaq, Nihat Kakini do kalonte serish ne avantazh “Djelmnine shkodrane” por gjashte minuta me vone do te ishte Mata qe do barazonte dhe me pas, pavaresisht çdo perpjekje te ekipeve nuk ka patur gol tjeter dhe si rrjedhoje gjithçka eshte mbyllur ne shifrat e barabarta 2-2.
Pas kesaj jave, “Djelmnia shkodrane” U17 e drejtuar nga trajneri Arber Shytani eshte ngjitur ne kuoten e 25 pikeve dhe eshte e pozicionuar ne vendin e katert te renditjes, nderkohe qe ne vendin e trete renditet Flamurtari me dy pike me shume./SHKODRA-SPORT.COM/