Klisman Cake është emri që përflitet për një rikthim në Superligën Shqiptare. Ish-mbrojtësi i Tiranës për disa sezone luan në Maqedoninë e Veriut me Strugën, ndërsa ka bërë paraqitje të mira.

Në vendin fqinj janë të bindur se Tirana dhe Teuta kërkojnë shërbimet e 22 vjeçarit, që me Strugën ka treguar nivel të lartë loje.

Për newsport.al Cake konfirmon disa oferta nga klube të ndryshme, duke mos dashur të tregojë emrat. Janë vetë drejtuesit e Strugës që po negociojnë me disa skuadra për shqiptarin, teksa merkato e janarit është hapur.

I dalë nga moshat e Tiranës, 22 vjeçari ka kontratë me skuadrën maqedone deri verën e këtij viti, ndërsa është shpallur në formacionin më të mirë në elitën e vendit fqinj.