Pasditen e sotme eshte zhvilluar ndeshja e vlefshme per “UEFA Youth League” ne mes Selltik dhe Real Madrid. Ne formacionin e skocezeve ka startuar nga minuta e pare edhe futbollisti me origjine nga Shkodra, Rocco Vata.

Ai eshte perzgjedhur nga ana e trajnerit Stephen McManus per ta nisur lojen nga minuta e pare, por ne fakt bashke edhe me shoket e ekipit e kane patur te veshtire ndaj furise se sulmeve dhe lojes se madrileneve 19 vjeçare.

Pjesa e pare e ndeshjes eshte mbyllur 3-0 per Realin dhe ne minuten e 47-te trajneri i Selltik ka menduar ta ule ne stol Vaten duke aktivizuar ne vendin e tij futbollistin Daniel Kelly por kjo nuk ka ndryshuar asgje sepse madrilenet kane vijuar te dominojne lojen dhe gjate kesaj pjese kane arritur te shenojne edhe tre gola te tjere.

Perfundimisht 6-0 per Realin, megjithate per Rocco Vaten do te mbetet gjate ne mendje kjo dite sepse nuk eshte pak te perballesh me 19 vjeçaret e klubit gjigand te Europes dhe gjithe Botes. Pervoja e fituar ne ndeshje te tilla vlen shume per çdo futbollist dhe padyshim edhe per 17 vjeçarin me origjine nga Shkodra.