Zhurma e krijuar nga përplasjet e fundit në mes Edi Martinit dhe Ilir Dajës, shoqëruar me përfshirjen në të edhe të figurave të ndryshme si ajo e gazetarit Artan Hoxha që i doli në krah trajnerit kryeqytetas, ka bërë që të ketë të tjera reagime në lidhje me këtë temë.
Pikërisht tek shkrimi i Hoxhës postuar në faqen e “Shkodra Sport” ku ai me ironi i drejtohej Martinit se “humorin e Shkodrës e bëjnë profesorët dhe jo të gjithë”, ka ndërhyrë edhe ish- futbollisti i njohur i Vllaznisë, por edhe i kombëtares shqiptare Roland Luçi që do të linte komentin e tij të mëposhtëm:
“Humorin shkodran nuk e bëjnë profesorët, por e kuptojnë vetëm profesorët. Humori në Shkodër nuk jepet si leksion në auditore, por ekziston në rrugicat, lokalet, familjet shkodrane, nuk shfaqet vetëm në estradë a ekran, por në biseda, dasma dhe bile nuk mungon as në xhenaze.
Nuk e aprovoj gjestin e Edit (Martinit) në fund të ndeshjes ndaj Dinamos, por duke pas parasysh dinamikën e marëdhënieve të tij dhe Vllaznisë me Dajën dhe disa pakënaqësi lëvizjesh të ndonjë lojtari shkodran drejt Egnatias, në intervistë ai nuk poshtëroi Partizanin dhe Tiranën kur i quajti rivalët kryesore, por injoroi Dinamon dhe Egnatian si të tillë. Sigurisht ishte ironi.
Nejse se nuk kam as unë ndërmend të shpjegoj detaje të humorit tonë, se gjithsesi jo gjithkush e kupton. Ashtu si ndoshta keqkupton dhe sms time që unë i dërgova Edit mbas ndeshjes dhe po e publikoj pa lejen e tij, dal ku të dalë. Seriozisht: Uroj pajtim të shpejtë dhe publik të tyre, janë ndër më të mirët e llojit të vet!








