Bayern Munich po planifikon zëvendësuesin dhe pasuesin e Manuel Neuerit. Dëmtimet e shpeshta në dy sezonet e fundit po i kushtojnë jo vetëm vendin te bavarezët, por dhe karrierën e tij.

Sipas “Sport 1”, klubi më i suksesshëm i futbollit gjerman ka piketuar porterin 22-vjeçar të Schalke 04 Alexander Nubel. Gjermani e nisi sezonin nga stoli dhe më pas u bë titullar i padiskutueshëm te skuadra e Gelsenkirchenit.

Gjasat që ai të largohet nga Schalke 04 janë të mëdha, pasi në 2020 i skadon kontrata dhe nëse klubi nuk i siguron dot një kontratë të re, mund të pranojë ta shesë para kohe në mënyrë që të mbushin arkat. Ndërkohë, Nubel është titullar i përhershëm te kombëtarja e Gjermanisë për moshën 21-vjeçare./newsport/