Tre jave me pare nje kosh ne sekonden e fundit nje trepikesh i amerikanit Kevin Braun i dha fitoren Teutes brenda ne Shkoder ndaj Vllaznise dhe me kete humbje, kuqeblute e nderlikuan edhe me shume poziten e tyre ne Superlige.

Por ka edhe me keq. Durrsaket duket se jane per fitore “infarkti” dhe serish fale Braun. Ato kane mundur sot edhe Tiranen pikerisht kur kishin mbetur edhe 0.7 sekonda loje.

Dhe ka ndodhur keshtu ne finalen e Superkupes se Shqiperise teksa ka mposhtur në finalen e Superkupës së Shqipërisë në basketboll për meshkuj, skuadrën e Tiranës me rezultatin 86-85.

Kur kishin mbetur vetëm 7 të qindat, amerikani Kevin Braun i dhuroi fitoren bregdetarëve me një kosh për 3 pikë. Një triumf për infarkt! Durrsakët fitojnë për të dytin vit radhazi Superkupën duke thyer serish kampionët e Tiranës.