Vllaznia do te luaje pasditen e neserme finalen e Kupes se Shqiperise ndaj Skenderbeut ne “Air Albania” dhe kuptohet qe deshira eshte e madhe per ta sjelle kete trofe ne Shkoder.

Ekipi ka mbyllur paradreke pergatitjet per kete sfide dhe atmosfera ne rradhet e tij duket shume pozitive. Pozitive per kete sfide eshte prania e te gjithe lojtareve ne dispozicion te trajnerit Brdariç.

Por nderkohe, nga sa mesohet, ai do te beje edhe ndonje ndryshim ne formacion ne krahasim me takimin e fundit ndaj Laçit. Nje nga ndryshimet me te rendesishme eshte padyshim aktivizimi i brazilianit Victor da Silva qe nga minuta e pare.

Ky eshte nje lojtar qe me aftesite e tij, krijon gjithmone rrezikshmeri ne zonen kundershtare dhe si rrjedhoje pritet te jete nje element i rendesishem ne fushe per Vllaznine.

Tashme mbetet per t’u pare se cilet do te jene lojtaret e tjere te repartit ofensiv, por edhe te mesfushes, nderkohe qe porta dhe mbrojtjes me siguri nuk do te ndryshojne./SHKODRA-SPORT.COM/