Samuel Nikaj u largua dje nga ekipi i Kastriotit, pas një mbledhjeje me drejtuesit e ekipit. Pas këtij largimi, trajneri ka reaguar për herë të parë, mes një postimi në Facebook.

Edhe pse u largua, Nikaj ka falenderuar ekipin për bashkëpunimin, teksa i ka uruar dhe suksese.

“Falënderoj drejtuesit e Kastriotit që më besuan një projekt ambicioz. Falënderoj shumë futbollistët që më kanë ndjekur në çdo sekondë të punës.

Ndihem shumë krenare që të gjithë së bashku realizuam objektivin Superligë, por që nga sot rrugët tona u ndanë me mirëkuptim të plotë. I uroj suksese ish-ekipit tim Kastriotit”, ka përfunduar tekniku.