Martin Gjek Nika lindi më 1.1.1968 në Shkodër. Ndoqi arsimin e lartë në Akademinë e Edukimit Fizik dhe Sporteve “Vojo Kushi”, në specialitetin për sportet ndeshës e kalitëse, diplomuar më 2004.

Më 15.09.1996 doli fitues i vendit të parë në peshën 91 kg në Kampionatin 22 Kombëtar të Boksit për të rritur.

Më 6.9.1998 ka fituar vendin e parë në peshën 91 kg në Kampionatin Kombëtar të Boksit për të rritur.

Kreu kursin për sigurimin e VIP-ave në Qendrën për kërkime Policore në Egjipt nga data 3.7.2007 deri më 28.7.2007.

Po ashtu kreu kursin themelor të oficerit të Shtabit prej datës 13.9.2010 deri më datë 17.12.2010.

Nga data 3.10.2016 deri më 24.11.2016 ndoqi kursin e kualifikimit të oficerëve me arsim të lartë jo policor të Gardës së Republikës, në Akademinë e Sigurisë.

Më 16.3.1990 titullohet nënoficer aktiv, merret efektiv në strukturat e Gardës së Republikës, emërohet me detyrë Komandant skuadre në Kompaninë Operative.

Më 16.5.2002 emërohet me detyrë snajper në skuadrën e përzier në Kompaninë Operative.

Më 1.2.2005 titullohet oficer aktiv, emërohet me detyrë Komandant i Grupit të përzier, në Kompaninë Operative.

Më 1.7.2006 emërohet me detyrë Komandant Grupi në Njësinë Speciale.
Më 1.9.2009 emërohet me detyrë Komandant Grupi në Njësinë e Ndërhyrjes së Shpejtë.

Më datë 1.10.2010 emërohet me detyrë Specialist për përgatitjen fizike e profesionale në Njësinë Speciale.

Më 1.7.2012 riemërohet me detyrë Specialist për përgatitjen fizike e profesionale në Njësinë Speciale.
Ndërsa aktualisht ishte drejtues i njësisë operative në Gardë me gradën e oficerit, major.

Njoftimi i policisë:

Aksidenton me pasojë vdekjen një shtetas. Arrestohet në flagrancë nga policia.

Më datë 25.05.2018 shërbimet e policisë Tiranë arrestuan në flagrancë shtetasin :

– Albert Memia, 31 vjeç, banues në Tropojë.

Ky shtetas rreth orës 00:30 në rrugën “Papa Gjon Pali i II”, duke drejtuar mjetin tip “Volksvaken Pasat”, me targë AA 881 JL, ka aksidentuar me pasojë vdekjen në vend, shtetasin M. N. 50 vjeç., banues në Tiranë.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësorë Tiranë në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur për veprën penale “Shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor”, parashikuar nga neni 290 i Kodit Penal.