Lushnja e këtij sezoni është programuar për t’u ngjitur në elitë. Lagunarët që e shohin veten prej disa kohësh në Kategorinë e Parë, ndodhet në vendin e dytë të grupit B. Me vetëm një pikë larg kryesusve të Pogradecit, lushnjarët janë në luftën drejt titullit kampion.

Lushnja në tre ndeshjet e fundit ka pësuar dy humbje, duke bërë që situata të ndryshojë. Trajneri Gjyla kërkon reflekim nga grupi, si shkak edhe i shtyrjes së kampionatit.

Mësohet se Bashkia Lushnjë ka propozuar për futbollin një buxhet prej 36 milion lekësh të rinj, që për kategorinë e parë është diçka e konsiderueshme.

Buxheti është propozuar në Këshillin Bashkiak të Lushnjës dhe pritet që të kalojë në mbledhjen e fundvitit. Në këtë mënyrë ekipi do të ketë financa të shëndosha gjatë 2020, duke bërë që Lushnja të mendojë vetëm për fushën e lojës./newsport/