Lëvizje surprizë në merkato! Brian Zaragoza është futbollisti më i ri i Romës.
Sulmuesi 24-vjeçar është larguar nga Bajern Mynih për të nisur një aventurë të re në Serie A italiane me skuadrën e Gasperinit.
Spanjolli do të jetë i huazuar deri në fund të sezonit. Ndërkohë që klubi italian ka detyrimin e blerjes për 15 milionë euro, kur huazimi të përfundojë.
Kujtojmë se bavarezët e blenë Zaragozën në janar të vitit 2024, për 13 milionë euro, por s’i besuan kurrë. Ai është huazuar edhe 2 herë të tjera më herët, te Osasuna dhe Selta Vigo. Sulmuesi numëron 3 ndeshje me kombëtaren e Spanjës dhe 1 gol të shënuar.


