Monday, January 12, 2026
FAQJA E PARE KRYESORERoma zyrtarizon firmën me anësorin amerikan, fiton konkurrencën me Juventus

Roma zyrtarizon firmën me anësorin amerikan, fiton konkurrencën me Juventus

Ditën e sotme mund të konsiderohet zyrtarisht si futbollisti më i ri i Romës, Rajan Rejnolds. Anësori amerikan për të cilin flitet me superlativa dhe që ishte edhe në horizontin e Juventus, do të jetë tashmë pjesë e verdhekuqve për vazhdimësinë e sezonit.

Rejnolds vjen nga kampionati amerikan (MLS), ku luante për Dallas.

20-vjeçari i ka kushtuar kryeqytetasve shtatë milionë euro, ndërsa paga e tij sezonale do të jetë 700 mijë euro.

Kështu, trajneri Fonseka do të ketë një element cilësor për të synuar objektivat e klubit në këtë sezon, teksa Rejnolds njihet për aftësinë e tij në krah ku së bashku me shpejtësinë ofron edhe shumë asiste. /VipSport/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments