Saturday, January 10, 2026
FAQJA E PARE KRYESORERONALDINHO: “TANI FUTBOLLI IA SHLEU BORXHIN MESSIT”

RONALDINHO: “TANI FUTBOLLI IA SHLEU BORXHIN MESSIT”

Legjenda braziliane Ronaldinho Gaucho ka ndarë një moment tepër emocional pas triumfit historik të Lionel Messit në Kupën e Botës. I ftuar të flasë për atë çast, Ronaldinho tregoi se shkoi ta takonte Messin jo si brazilian dhe as si ish-bashkëlojtar, por si një “vëlla i madh”.

“Pas finales, shkova në dhomën e tij. Kur e pashë ulur, më në fund me trofeun e Kupës së Botës në duar, nuk kishte nevojë për shumë fjalë. E përqafova dhe i thashë vetëm një gjë: ‘Tani, futbolli ta ka shlyer borxhin’”, u shpreh Ronaldinho.

Sipas tij, lumturia e Messit në ato momente ishte diçka e jashtëzakonshme dhe e papërshkrueshme. “Ta shihje Leon kaq të lumtur… ishte gjëja më e bukur. Historia tani është e plotë”, theksoi kampioni i botës me Brazilin.

Fjalët e Ronaldinhos konfirmojnë atë që shumë tifozë dhe ekspertë e kanë menduar prej vitesh: fitimi i Kupës së Botës ishte pjesa e fundit që i mungonte Messit për ta mbyllur përgjithmonë debatin mbi statusin e tij si një nga futbollistët më të mëdhenj të të gjitha kohërave.

Me atë trofe në duar, Lionel Messi jo vetëm që realizoi ëndrrën e tij më të madhe, por edhe vulosi një trashëgimi që do të mbetet e pavdekshme në historinë e futbollit.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments