Prej kohësh ka shumë diskutime në lidhje me lojtarët më të mirë në historinë e futbollit botëror dhe padyshim që mendimet janë nga më të ndryshmet, megjithatë deri diku shumëkush përafrohet kur vjen puna për t’i rreshtuar disa prej emrave.
Ka prej atyre që në këtë listë vendosin edhe një brazilian të famshëm, Ronaldo da Lima. Në fakt të gjithë e kanë parasysh talentin e tij të jashtëzakonshëm në fushën e lojës.
Por në një intervistë për Goal, legjenda e futbollit dhe ish-lojtari i Barcelonës dhe Real Madridit, Ronaldo, ka emëruar katër lojtarë që i konsideron si më të mirët në historinë e futbollit.
“Për mua katër emrat e parë në renditjen e më të mirëve në histori janë Pele, Maradona, Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo”, tha Ronaldo da Lima.