Sulmuesi shkodran Jasmin Rraboshta e ka nisur me gol aventuren e tij ne Superligen e Kosoves teksa ka shenuar per ekipin e tij- Vushtrria, madje i ka dhene edhe nje pike asaj ne ndeshjen e sotme.

Vushtrria ka barazuar në fushën e vet me skuadrën e Trepçës. Jasmin Raboshta, sulmuesi shkodran që ka luajtur me disa skuadra në Superiore dhe në Kategorinë e Parë ka shënuar për vushtrriasit, ndërsa Trepça ka shënuar e para me Mujën. Raboshta me golin e tij i ka dhënë pikën ekipit vendas.

Ky lojtar e ka eksperiencen e tij te pare ne Kosove teksa per dy sezone ka luajtur edhe ne Turqi ndersa me perpara ka provuar te luaje edhe me Vllaznine dhe disa skuadra te tjera te kampionatit shqiptar.

Kudo ku ka luajtur, Rraboshta eshte dalluar per aftesite e tij nuhatese para portave kundershtare dhe per golat e shumte qe ka shenuar. Kete gje ai po mundohet ta beje edhe tek Vushtrria te cilen do ta ndihmoje qe me golat e tij te arrije objektivin qe ka ne kampionat.
www.shkodrasport.com