Emerson dhe Wenderson jane dy brazilianet e ardhur si perforcim per sulmin e Vllaznise ne sezonin e ri, por asnjeri prej tyre nuk eshte ne formen e duhur dhe trajnerit Jonuz i eshte dashur te gjeje nje zgjidhje brenda- perbrenda skuadres.

Gjate gjithe javes kishte menduar te aktivizonte ndoshta Belajdi Pusin ne maje te sulmit, por dje nderroi mendje. Nga minuta e pare dhe deri ne fundin e takimit, ne fushe ka luajtur 21 vjeçari Silvio Zogaj.

Ky i fundit ka bere nje ndeshje shume te mire dhe keshtu mendojne shume prej tifozeve sepse Zogaj nuk pushoi se vrapuari dhe mbajtur skuadren perpara nga fillimi e deri ne vershellimen e fundit te arbitrit.

Ndonje tjeter mund ta cilesoje individualist kete lojtar sepse ne momente te caktuara edhe mund ta kete tepruar me mbajtjen e topit, por duhet thene se i ka patur shume larg lojtaret e tjere te skuadres se tij dhe kjo ka qene zgjedhja e duhur per te marre kohe e per te mbajtur nen presion kundershtarin.

“Basti” i pare i stafit teknik me Zogajn ne sulm kaloi me sukses dhe me siguri qe deri ne ardhjen ne forme te brazilianeve, ai do te jete serish ne loje, pa lene kurrsesi menjane edhe Pusin, nje lojtar tjeter qe pritet te jete i rendesishem ne sezonin e ri per Vllaznine.
www.shkodrasport.com