E ka nisur mbare kampionatin e ri Liria e Prizrenit. Skuadra qe tashme drejtohet nga trajneri shkodran Samuel Nikaj, ka fituar ndeshjen e pare te kampionatit, ate te luajtur ne transferte me KF Trepça me rezultatin 2-1.

Nje fitore e tille padiskutim qe eshte e rendesishme per skuadren e Nikajt, trajnerit qe ka marre persiper ta ngjise edhe kete skuader ne Superligen e Kosoves, ashtu siç ka bere ne tre vitet e fundit edhe me Flamurtarin e Prishtines dhe Vushtrrine, apo dhe me Kastriotin e Krujes ne Shqiperi.

Nderkohe, perveç Nikajt, siç dihet nje tjeter shkodran eshte bere kete sezon pjese e KF Liria, pikerisht mesfushori Alsid Tafili. Ne kete menyre kampionati ka nisur mbare per ta dhe te gjithe ne Prizren jane te bindur se skuadra e tyre ne fund te sezonit do te rikthehet aty ku i takon, ne Superlige.

Liria ka kaluar jo pak probleme kohet e fundit megjithate trajneri Samuel Nikaj dhe futbollistet jane munduar te qendrojne larg tyre dhe te mos ndikohen duke patur mendjen vetem tek fusha e blerte.

Dhe nisja e kampionatit me fitore eshte treguesi me i mire i punes se shkelqyer qe ekipi ka bere gjate kesaj periudhe, nderkohe qe tashme prej tij duhen pritur edhe fitoret e tjera ne menyre qe te mos e leshoje kreun e renditjes.
www.shkodrasport.com