Trajneri i Espanyol Qique Sanchez Flores ka treguar se çfarë duhet të bëjë skuadra e tij për të përballuar Barcelona-n në Copa del Rey, dhe ka dhënë mendimin e tij mbi krahasimin e përhershëm të Messi-t dhe Ronaldo-s. Kryesuesit e La Liga-s do të ndeshen me rivalët e derbit në një ndeshje vajtje-ardhje në Kupë dhe Sanchez Flores shprehet se pret një kundërshtar të pamëshirshëm. “Ndeshja e nesërme do të ketë shumë opsione por lojtarët e mi duhet të tregohen inteligjentë,” shprehet trajneri.

“Barcelona ka qenë më mirë në pjesët e dyta, kur rivalët ndihen të lodhur nga puna e madhe e bërë.

“Duhet të jemi në gjendje të mirë në pjesën e dytë, të gjejmë balancën dhe të luajmë së bashku për të shmangur lënien e hapësirave.”Flores pyetet edhe mbi krahasimin mes Messi-t dhe Ronaldo-s, trajneri tregohet tepër i qartë.

“Messi është më i miri i historisë. Shumë pak lojtarë më kanë lënë pa fjalë, dhe ai është një nga ata. Ndërsa Ronaldo është mes më të mirëve, top 10 padyshim.”