Merr fund kalvari i Kristiano Ronaldos me COVID-19. Portugezi, i cili rezultoi pozitv në gurmbullimin e përfaqësueses së vendit të tij, pas 19 ditësh është i lirë për të lënë karantinën, pasi rezultatet e testeve kanë qenë negative.

Juventusi konfirmoi se lojtari, pas më shumë se dy javëve izolim mes Portugalisë dhe Torinos, tashmë mund t’i bashkohet pjesës tjetër të ekipit dhe të vihet nën urdhrat e Pirlos.

“Kristiano Ronaldo ka kryer kontrollin me testin diagnostikues për COVID-19. Rezultati ka dhënë përfundim negativ.

Lojtari, pas 19 ditësh është i shëruar dhe nuk është më nën regjimin e izolimit në shtëpi”, shkruante njoftimi i klubit për lojtarin.

Ronaldo humbi sfida të rëndësishme e padyshim ajo më e shumëpritura ishte ndaj Barcelonës në Ligën e Kampioneve. Por tashmë asgjë nuk e pengon atë të kthehet në fushë, ndoshta që këtë fundjavë me ndeshjen ndaj Specias. /vipsport/