Marash Kumbulla është mes lojtarëve më të shtrenjtë nën 21 vjeç në Serie A.

Transfermarkt ka publikuar formacionin me lojtarët më të vlerësuar prej tyre dhe një vend në qendër të mbrojtjes e ka edhe shqiptari i transferuar nga Hellas Verona te Roma.

Dominon Milani në këtë formacion, pasi ka tre futbollistë të përfshirë. Bëhet fjalë për portierin Gigio Donnarumma, mesfushorin Sandro Tonali dhe sulmuesin Rafael Leao.

Në prapavijë nuk mund të mungojë Matthijs De Ligt, ndërsa nga krahët pozicionohen Bastoni e Hakimi të Interit.

Napoli përfaqësohet me Elmas dhe Osimhen, ndërsa formacionin e plotësojnë Nicolo Zaniolo i Romës dhe Dejan Kulusevksi i Juventusit. Në total i gjithë formacioni kushton 468 milion euro. /abcnews/