Ndeshja e javes se 8-te te “Abissnet Superiore” ne mes Vllaznise dhe Kukesit u spostua ne Kukes per shkak te punimeve qe po behen per mbjelljen e barit te ri te fushes se stadiumit “Loro Boriçi”.

Dhe ne fakt tashme fusha duket se po vjen ne gjendjen e duhur. Videoja e meposhtme eshte filmuar pikerisht diten e sotme nga “Shkodra Sport” dhe ne te shihet ndryshimi i pesuar tek fusha e keitj stadiumi.

Pas mbjedhjes se barit te ri, ditet e fundit ai ka filluar te dale mbi siperfaqe. Si rrjedhoje edhe pamja eshte krejt ndryshe teksa mbizoteron ngjyrat e gjelbert. Megjithate asgje nuk ka perfunduar.

Bari i ri do te vazhdoje te mbije edhe per pak dite dhe me pas do te filloje korrja e tij. Pritet qe gjithçka te jete gati me 31 tetor, dite kur kombetarja shqiptare e femrave do te luaje ne “Loro Boriçi” ndeshjen ndaj Irlandes dhe nje dite me pas do te luhet pastaj ndeshja Vllaznia- Erzeni./SHKODRA-SPORT.COM/