Pas Arjon Kajoshit edhe nje tjeter boksier i kombetares shqiptare e ka mbyllur rrugetimin e tij ne turneun nderkombetare ELITE MEN BOXING CUP 2023 qe po zhvillohet ne Budva te Malit te Zi.

Behet fjale per boksierin vlonjat Arjol Zeneli i cili e ka perfunduar pak minuta me pare ndeshjen e vlefshme per peshen 54 kg ku ne turin e pare te tij ka patur perballe rusin Maksim Kuneznetsov.

Ne dy raundet e para, Zeneli ka boksuar si i barabarte me kundershtarin e tij qe dallohej qarte se kishte me shume eksperience dhe njekohesisht pergatitje me te larte fizike.

Kjo ka bere qe ne raundin e trete Kuneznetsov te thelloje epersine dhe si rrjedhoje ne fund te tij eshte shpallur fitues i kesaj ndeshje. Rezultatet e gjyqtareve te tavolinave kane qene si me poshte: 28-29, 27-30, 27-30, 27-30 dhe 26-30.

Nderkohe po sot ne ringun e Budvas do te zbrese edhe boksieri tjeter i kombetares shqiptare, shkodrani Senad Drini qe ne perballjen e peshes 80 kg do te ndeshet me moldavin Andrei Chiriacov.
Gjergj KOLA