Dy ish- lojtare te Vllaznise, por edhe njekohesisht te kombetares shqiptare, pas lenies se futbollit te luajtur vite me pare, i jane rikthyer serish atij.
Behet fjale per dy emra shume te njohur, Gilman Lika dhe Admir Teli. Te dy ata jane rregjistruar dhe po marrin pjese ne kampionatin 5×5 qe organizohet nga Federata Shqiptare e Futbollit dhe ka startuar dy dite me pare.
Gilman Lika eshte pjese e ekipit “Air Albania” dhe qe ne ndeshjen e pare ka lene gjurme me lojen e tij, jo vetem duke e ndihmuar ta ndihmonte ate, por edhe te shfaqej si nje golashenues.
Tjetri eshte Admir Teli. Ish- mbrojtesi i njohur ka vendosur te jete pjese e ekipit MFC Panthers dhe po ashtu edhe ai e ekipi i tij e kane fituar ndeshjen e pare.
Perpos tyre, jane edhe shume ish- futbolliste te tjere te cilet jane rregjistruar si pjese e ketyre 8 skuadrave pjesmarrese dhe jane bere tashme pjese e ketij kampionati
Kampionate te tilla si ky 5×5 padyshim qe eshte nje gje shume e mire sepse u jep mundesi edhe ish- futbollisteve te jene perseri prane fushave te blerta dhe per te treguar vlerat e tyre./SHKODRA-SPORT.COM/