Të fitosh një Kupë Bote si protagonist në moshën 19-vjeçare është diçka magjike dhe shumë e rrallë. Kylian Mbappe ia ka dalë dhe ylli francez cilësohet nga të gjithë si pasardhësi i dyshes Messi-Ronaldo. Rivalitetin mes tyre e ka shijuar, ndërsa për portugezin ka një debulesë.

CR7 shënoi një eurogol kundër Juventusin në duelin e 3 prillit të vitit 2018 në Champions League. Ai ishte akoma pjesë e Real Madrid dhe Mbappe nuk ka parë gol më të bukur. 21-vjeçari i PSG-së ndalet edhe te vetja në prononcimin e dhënë për beIN Sports.

Të gjithë golat i mban mend, por njërin nuk do e harrojë kurrë: atë të finales së Kupës së Botës kundër Kroacisë. Ishte 15 korriku i dy viteve më parë, “gjelat” fitonin 4-2 dhe Mbappe shënonte golin e “pokerit” për kombëtaren e tij. “Më pëlqente shumë Cristiano Ronaldo dhe jam zbavitur shumë gjatë periudhës në të cilën sfidohej me Leo Messin.

Kam luajtur me Neymar, një tjetër idhull i imi kur isha fëmijë. Ka edhe lojtarë të tjerë që i admiroj. Goli që i ka shënuar Buffonit me roveshatë, mbetet më i bukuri nga të gjithë. Kam patur mundësinë të luaja me Gigin dhe kemi biseduar për atë gol. I mbetem idesë që nuk ka gol më të bukur.

Golat e mi? Më i rëndësishmi është ai që shënova në finalen e Kupës së Botës kundër Kroacisë. I mbaj mend të gjithë golat që kam shënuar dhe e kam të vështirë të zgjedh më të bukurin. Atë kundër Kroacisë nuk e harroj kurrë, është më i rëndësishmi që kam shënuar”, thekson Mbappe. /abcnews/