Lum i madh kritikash kanë vërshuar ditët e fundit në adresë të Kristiano Ronaldos, pas eliminimit të Al Nassr nga Kupa.

Ndërkohë ditën e sotme ka ardhur edhe “replika” e Ronaldos, që ka gjetur golin e 12-të në kampionat.

Portugezi tundi rrjetën me kokë në minutën e 4-t, në duelin ndaj Al-Raed, pas asitit të Al Ghanam.

Pjesa e parë përfundoi me rezultatin 1-0 për Al Nassr.

Kjo është ndeshja e 12-të në kampionat për Ronaldon që ka arritur të shënojë 12 gola. Një ecuri pozitive për sa i përket golave të shënuar.