Kristiano Ronaldo vazhdon të jetë në qendër të polemikave edhe pas lartgimit të tij nga Mançester Junajtid. Kësaj radhe ai që ka zgjedhur të flaës është trajneri i “Djajve të Kuq”, Erik Ten Hag.

Holandezi duket se nuk është kursyer aspak ndaj sulmuesit 37-vjeçar, duke e quajtur atë si diçka që i përket së shkuarës dhe se ai do të fokusohej vetëm te e ardhmja.

“Ai ka ikur dhe tashmë i përket së shkuarës. Tani ne mendojmë vetëm për të ardhmen. Ne na duhen njerëzit e duhur dhe lojtarë të rëndësishëm.

Aspekti human pas profesionalizmit është një faktor i rëndësishëm dhe nuk mund të nënvlerësohet. Shërben shumë për të fituar një garë ose një trofe”, u shpreh Ten Hag.