Në pritje të takimit që do të ketë liga italiane e futbollit me shoqatën e futbollistëve profesionistë ku do të diskutohet mbi reduktimin e pagave të futbollistëve gjatë emergjecës së koronavirusit, senatorët e Juventusit e kanë bërë hapin e parë duke pranuar uljen e rrogave gjatë periudhës që nuk do të ketë aktivitete futbollistike për shkak të koronavirusit.

Thirrjes së Chiellinit për të lehtësuar klubet nga kjo krizë ekonomike i janë përgjigjur pozitivisht Leonardo Bonucci, Gigi Buffon dhe Cristiano Ronaldo dhe kur ka pranuar një si CR7 që përfiton 31 mln euro në sezon, arritja e marrëveshjes bëhet më e lehtë.

Por nëse në shtëpinë e Juventusit lojtarët më të rëndësishëm janë dakort me uljen e pagave mbetet për t’u parë se çfarë do të vendoset të hënën në takimin mes ligës së futbollit dhe presidentit të shoqatës së futbollistëve Damiano Tomassi.

Kjo ngaqe jo të gjithë janë Cristiano Ronaldo dhe kanë nevojë për pagat e tyre për të mbajtur familjet.