Atleti shkodran Izmir Smajlaj nuk ka arritur dot të futet në zonën e medaljeve në Lojërat Mesdhetare “Tarragona 2018”.

Ai është renditur i katërtin në garën e kërcimit së gjati. Gjërat nuk kanë shkuar ashtu si duhet dhe ai ka arritur të kërcejë 7.85 m.

Por tre sportistë të tjerëë kanë kërcyer më shumë. Medaljen e artë e ka siguruar siriani Majd Eddin Ghazal, të argjendtën greku Konstatinos Baniotis dhe të bronztën italiani Marco Fassinotti.

Natyrisht që nuk mund të quhet dështim renditja në vendin e katërt por padyshim që Smajlaj ka pretenduar më tepër edhe nga vetja duke e patur thuajse të sigurtë renditjen në mes tre të parëve.

Kësisoj Shqipëria largohet nga këto Lojëra vetëm me medaljen e artë të Luiza Gegës dhe të argjendtën e boksierit Krenar Zeneli.
www.shkodrasport.com