HomeKRYESORERonaldo nuk di të ndalet, tani synon të arrijë një tjetër rekord...

Ronaldo nuk di të ndalet, tani synon të arrijë një tjetër rekord me Juventusin

Pasi shijoi pushimet dimërore me familjen e tij në Dubai, tashmë Kristiano Ronaldo është rikthyer në Itali, ku vazhdon përgatitjet me Juventusin për ndeshjen e radhës ndaj Kaljarit.

Portugezi kërkon të tregojë më të mirën në Serie A, dhe tashmë synon të arrijë një rekord të ri me skuadrën e tij.

34-vjeçari ka shënuar në 4 ndeshjet e fundit dhe do të provojë të bëjë të njëjtën gjë edhe në ndeshjen e radhës.

Ronaldo nuk ia ka dalë të shënojë asnjëherë 5 ndeshej radhazi me Juventusin, teksa deri në katër ndeshje arriti në sezonin e kaluar.

Sezoni më i mirë për portugezin në këtë aspekt ka qenë në 2014-2015, kur shënoi në 10 ndeshje radhazi me Real Madridin.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments