Fenomeni Ronaldo nuk ka kursyer elozhet ndaj Neymarit i cili shënoi tripletën në fitoren 4-2të Brazilit ndaj Perusë për eliminatoret e Botërorit.

“ylli” i PSG-së parakaloi Ronaldo “Fenomenin” sa u përket golave të shënuar në përfaqësuese (64 Neymar, 62 Ronaldo). Tashmë objektivi i vetëm i O’Ney-t janë 77 golat e të madhit Pele.

“Gjithë respekti im është për ty, Neymar Junior!” – shkroi ish-sulmuesi 44-vjeçar në Instagram. “Ai luan shumë, ndihmon, driblon dhe përplaset. Qielli është kufiri. Fluturo, djalosh! Çfarë historie të bukur që po shkruani.

Një lojtar i plotë dhe gjithnjë e më i pjekur. Të durosh presionin e fushës është ndonjëherë më sfiduese sesa vetë topi. Tani më thuaj: nga kemi ardhur, ku kemi mbërritur … kush do të na tregojë se çfarë është e pamundur?

t’u besoni instikteve tuaja sepse talenti është juaji dhe askush nuk mund t’jua marrë. Keni shumë rekorde për të thyer dhe gjurmë për të lënë. Krenar për të parë një brazilian në majë!”