Ekipi “Rozafa” ka rezultuar të jetë më i miri për sezonin 2018- 2019 për grupmoshën U13, falë 95 golave të shënuar në kampionat dhe prandaj dhe ka merituar edhe kupën e vënë nga organizatorët.

Ky ka qenë njëri prej verdikteve të këtij kampionati që ka ulur siparin e tij ditën e djeshme me zhvillimin e ndeshjeve të fundit dhe njëkohësisht është shoqëruar me dorëzimine diplomave dhe kupave për më të mirët.

Në ceremoninë përmbyllëse të kampionatit, kanë marrë pjesë përveç shefit të Zyrës Rajonale Hysen Zmijani, edhe emra të tjerë të njohur të futbollit shkodran si Fatmir Paçrami etj.

Ekipi me sulmin më të mirë të kampionatit është vlerësuar ai i Rozafës që ka merituar edhe kupën përkatëse. Një sukses i merituar ky i futbollistëve të këtij ekipi, të drejtuar nga trajneri Bledar Marshiq.

Ndërkohë nga rradhët e këtij ekipi ka dalë edhe çmimi i lojtarit më të mirë të kampionatit që ka shkuar për Egert Selmanin. Ndërkohë që çmimi për lojtarin e perspektivës i ka shkuar Albi Kolecit të Besëlidhjes.

Ja të nderuarit për grupmoshën U13:

Lojtari më i mirë U13 Egert Selmani (Rozafa)
Lojtari i perspektivës U13 Albi Koleci (Besëlidhja)
Ekipi fair- play U11 Ekipi “Juban Danja B”

Ekipi me mbrojtjen më të mirë Ekipi “Shënkolli” me 15 gola të pësuar

Ekipi me sulmin më të mirë Ekipi “Rozafa” me 95 gola të shënuar
© shkodrasport.com