Lajme aspak të mira për Vllazninë dhe trajneri Brdariç në prag të sfidës ndaj Tiranës. Ditën e sotme skuadra shkodrane ka kryer stërvitjen e radhës, por mbrojtësi i majtë, Isaevksi ka pësuar një dëmtim.

Ka ndodhur menjehere sapo ka filluar stervitje dhe mbrojtesi Isaevksi ka pësuar një goditje në kavilje gjate nje perpjekje per te shmangur nje nga shoket e tij te ekipit.

Shkalla e dëmtimit nuk është bërë ende e ditur, por lojtari me shumë mundësi do të humbasë sfidën e radhës. Lojtari menjehere ne fakt eshte nisur per te kryer ekzaminimet dhe ato do te vendosin shkallen e tij.

Vllaznia do të luajë ditën e shtunë ndaj Tiranës në “Loro Boriçi”, në orën 13:00. Tashmë përveç, Markut, listës së mungesave mund t’iI shtohet edhe Isaevksi ndonese ende nuk është e konfirmuar zyrtarisht.