Kukësi u mposht në shtëpi nga Teuta dhe menjëherë pas kësaj disfate Enkeleid Dobi dha dorëheqjen duke u larguar kështu nga verilindorët. Drejtuesit nuk vonuan shumë, ndërsa i dorëzuan “çelësat” e skuadrës Rrahman Hallaçit, i cili e njeh mirë ambienin kuskian.

Pikërisht ditën e sotme, tekniku kuksian ka zbritur ekipin në fushën e blertë për të nisur përgatitjet për duelin me Partizanin, sfidë që do të luhet ditën e enjte duke nisur që nga ora 15:45.

Një lajm i mirë dhe një i keq për Hallaçin në aventurën e dytë në krye të Kukësit. Pozitiv është fakti që Shqiprim Taipi ka shlyer dënimin dhe do të jetë gati ndaj demave, ndërsa timonieri i verilindorëve do të vuajë mungesën e Altin Bytyçit.

Tashme mbetet te presim nese ky rikthim i Hallaçit ne krye te kesaj skuadre do te rezultoje i suksesshem apo jo. Ai e ka drejtuar edhe me pare Kukesin por jo per shume kohe dhe mbase ka ardhur momenti te qendroje gjate ne ate vend.