Marko Materaci, ish-mbrojtësi i Interit është rrëfyer në një intervistë në një lidhje direkte në Instagramin e Sebastien Frei, ku ndër të tjera ka theksuar se Ibrahimoviç nuk është në nivelin e Mesit dhe Ronaldos, ndërsa Juventusin e urren shumë në aspektin sportiv.
Eto- Është fantastik. Ai është si një vëlla për mua dhe do i jem falënderues për jetë. Më premtoi se do të fitonim Champions-in dhe e mbajti fjalën. I kërkova të vinte te ne, sepse do të na sillte Ligën e Kampionëve. Nuk e besoi që isha unë, prandaj kërkoi konfirmimin e Albertinit.
Murinjo- Ishte një shok, një baba dhe një vëlla. Dinte si të vepronte, e më pas vinin rezultatet. Marrëdhënia jonë ishte e bazuar në besim dhe vlerësim.
Ronaldo (Fenomeni)- Është më i miri i të gjitha kohërave. Jam me fat që s’kam luajtur kundër tij, përveçse kur luajti për Milanin, por e dinte që unë ja kuptoja driblimet. Kur ai ishte në formë, i afrohesha dhe arrija të shënoja edhe unë gola.
Juventus- Sa e urrej Juventusin? Shumë, por në aspektin sportiv.
Ibrahimoviç- Është shumë i fortë, por nuk është në nivelin e më të fortëve si Mesi dhe Ronaldo.







