U tha fillimisht se do të luhen në datën 5 gusht, por Federata Shqiptare e Futbollit, ka vendosur që përballja mes Vllaznisë dhe Besëlidhjas të zhvillohet ditën e diel në datën 2 gusht, ora 19:00 ne stadiumin “Loro Boriçi”, të qytetit të Shkodrës.

Një finale mbijetesë për të besuarit e Hysen Dedjas, ku përballë do të kenë lezhjanët e Elvis Plorit, që këtë sezon i surprizuan të gjithë, duke eliminuar Partizanin nga Kupa e Shqipërisë, teksa më pas u eliminuan nga Tirana.

Edhe pse shkodranët janë favoritë në letër, kjo përballje pritet të prodhojë tepër emocion. Lezhjanet nuk kane nder mend te heqin dore kollaj nga pretendimet e tyre dhe per rrjedhoje do kerkojne suksesin edhe ata.

Play out” – (Vllaznia-Besëlidhja, të dielën ora 19:00 në “Loro Boriçi”)