Ishte thene e deklaruar se “finalja” e play-out do te luhej te merkuren e ardhshme me 5 gusht ne “Loro Boriçi”, por nje vendim i tille mesa duket nuk ka qene zyrtar dhe per kete arsye, Federata Shqiptare e Futbollit duket se ka nder mend ta ofroje daten e zhvillimit te saj.

Ndeshja Vllaznia- Beselidhja do te luhet diten e diele, nderkohe qe mbetet per t’u percaktuar vetem ora e zhvillimit te saj. Ky eshte lajmi me i fundit qe ka dale mbremjen e sotme nga zyrat e FSHF-se.

Nje gje te tille e ka konfirmuar edhe gazetari i njohur sportiv Gasper Marku me nje postim te tij te pak minutave me pare, megjithate diten e neserme pritet edhe konfirmimi i institucionit te futbollit.

Sfida Vllaznia- Beselidhja eshte shume interesante dhe padyshim qe ka nje vlere te madhe per te dy ekipet. Shkodranet duan te mbeten ne Superlige dhe vetem keshtu mund te shpetojne sezonin e tyre, nderkohe qe lezhjanet duan t’i japin fund pritjes disavjeçare per te qene serish ne eliten e futbollit shqiptar.