Nejmar pas një vere të trazuar në merkato, është rikthyer shumë deçiziv për PSG-në, pasi ka shënuar dy golat e fitores, në ndeshjet e kampionatit. Në një intervistë të dhënë për “Mirror”, braziliani është rrëfyer për gabimet që ka bërë dhe jo vetëm.

“Kam bërë shumë gabime. Gjetja e besimit nuk është e lehtë. Kur ndiej zhgënjim e zemërohem, shpërthej dhe nuk mund të komunikoj siç duhet. Nuk jam i përsosur, është e pamundur. Kam paguar edhe unë një çmim të lartë për të rimarrë besimin”, shprehet Nejmar.

Më tej braziliani shton: “Këto janë gjëra që janë pjesë e jetës, dhe kjo është falë këtyre gabimeve. Unë jam djalë i rezervuar, i mbaj të gjitha me veten. Në dy vjet pata lëndime të rënda që më mbajtën gati gjashtë muaj jashtë. Gjithsesi, çdo profesionist duhet të jetë i përgatitur për këto situata. Prindërit e mi, motra ime, familja dhe miqtë e mi më kanë ndihmuar. Kur Kur më mungon frymëzimi, u drejtohet atyre”./panorama-sport/