Jeta private, si u fut në futboll, lidhjet me personat e politikës e sigurisht shumë informacione për Partizanin, të të kaluarës dhe atë aktual. Ky ka qenë rrëfimi i gjatë i Gazment Demit, presidentit të të kuqve në emisionin “Jashtë loje” në “Top News”, që ka nisur në serinë e pare me presidentin e të kuqve, i cili ka folur për tema nga më të ndryshmet në këtë rrëfim të gjatë e unik.

Demi është ndalur te lidhja e tij me bashkëshorten Marta, vajzat e tij dhe fmailjen, apo hobit që kishte jashtë botës së futbollit e në jetën e përditshme. Por sigurisht që ka zbuluar disa kuriozitete rreth asaj që ka ndodhur me të kuqtë e që pritet të ndodhë, sidomos sa i përket kompleksit që për një arsye burokratike nuk ka përfunduar ende. Një rrëfim ku përfshihen edhe emra si Daja, Braçe, Rama, Mazrekaj, Nexhipi e Hoxha, ndër më të vlerësuarit nga numri 1 i të kuqve.

Pjesë nga intervista e Demit

“Për Vllazninë kam një respekt të veçantë dhe më bëhet qejfi që një nga djepet e futbollit shqiptar të niveleve të larta këtë vit është me një ecuri të mire. Se nga Vllaznia kemi 2-3 lojtarë të formacionit, është skuadër e madhe dhe më bëhet qejfi të ecë përpara siç po bën, edhe pse në fillim dua Partizanin.

Largimi i Gegës? Më thotë Olsi që Skënderi do të ikë se ka një problem familjar. I lashë takim Gegës pasdite. Erdhi dhe më tha “president kam një problem”. Kur me thotë çfarë ka, i thashë “nuk kemi çfarë të diskutojmë, nuk kam çfarë të them”. Pas ca kohësh problemi u zgjidh, fati e ndihmoi, kjo është historia e vërtetë. Nuk e ka hequr asnëj njeri, ka qenë trajner i vendosur nga unë. Këto që thonë pallavra rrugësh… vetëm një i çmendur mund të heqë trajnerin kampion, ka qenë vetëm një problem që fatmirëisht u zgjidh.

Lidhjet më të ngushta? Në kohën që kam drejtuar Partizanin, me Sulejman Starovën se është edhe mik, e kam pasur mik edhe si trajner e drejtor. Me atë kam pasur marrdhëniet me shumë, pastaj marrdhëniet më të afërta i kam me mikun tim Olsin, se u bënë 3 vite. Me të i kam më shumë se unë nuk ndërhyj shume te trajnerët.

Me Gegën, që dolëm kampionë, tre herë jemi ulur e kemi folur për sportin. Asnjëherë nuk do të ndodhë për këtë punë. Që të dalë dikush e të thotë më hoqi me të padrejtë ndoshta mund të ndodhë, por jo për formacione. Nuk ndërhyj, më njeh e gjithë Shqipëria se te sporti nuk futem, se nuk dua që t’i bie në qafë fëmijës së një tjetri që të futet fëmija im.

Kompleksi është pika e dobët e imja, e kam premtuar dhe jam nga ata që mbaj fjalën. Por nuk është nga defekte të mia, akoma nuk jemi gati. Ka mbaruar stadium, për disa probleme shpresoj të mos gënjej më. Shpresoj të fillojë stërvitja e para, Kemi probleme teknike administrative më shumë që shpresoj ta zgjidh. Kanë dalë tashmë edhe gjëra nga Ministria e nga Presidenca për të.

IIlir Daja nuk ka nevojë të flas shumë për të, është personalitet i futbollit shqiptar. Me të kam bërë një projekt afatgjatë: Sot po i bëj edhe prezantmin, është bërë edhe drejtor sportiv, menaxher i ekipit, aq shumë është besimi te ai. Daja e ka marrë me shumë seriozitet, do jemi afatgjatë, ndoshta do të dalim në pension bashkë te Partizani”. /vipsport/