Publiku vushtrrias ka një dëshirë se kush duhet ta udhëheq Vushtrrinë në stinorin pranveror. Dëshira e tifozëve është që drejtimin duhet ta marre ish trajneri që i ngjiti në Superligë. Trajneri nga Shqipëria Samuel Nikaj është i preferuari i vushtrriasve.

Mirëpo siç duket kjo dëshirë e tifozëve vështire se mund të plotësohet. I kontaktuar nga Gazeta SportPress trajneri Nikaj deklaroi se askush nga kryesia e Vushtrrisë nuk e ka kontaktuar dhe gjasat që një gjë e tillë të ndodhë janë të vogla.

“Nuk ka asgjë veç dëshira e tifozëve prej momentit qe jam larguar s’kam pas ma asnjë kontakt me drejtues të Vushtrrisë”, tha Nikaj për Gazetën SportPress.

Nikajt i ka mbetur hatri shumë me drejtuesit aktual të Vushtrrisë.

“Drejtuesit aktual nuk më kanë vlerësuat shumë pasi që me kane larguar zëvendësit e mi qe kanë qenë shume meritor ne inkuadrimin në superligë si Tahir Ademi ashtu dhe Liridon Ahmeti janë larguar nga ekipi pare gjë qe nuk më ka pëlqyer.

Megjithatë koha është gjyqtari me i mire për punën e gjithsecilit. Vushtrrisë i uroj suksese, kane tifozërine më të fortë në trojet shqiptare”, përfundoi trajneri nga Shqipëria.

Samuel Nikaj pas largimit nga Vushtrria mori drejtimin e skuadrës së Lirisë së Prizrenit mirëpo ‘martesa’ me ‘Arpagjikt’ nuk zgjati shumë pasi Nikaj dha dorëheqje.