Skuadrat e Bundesligës kanë nisur prej ditësh stërvitjen duke ruajtur distancimin fizik mes tyre, por që të rinisë kampionati Federata Gjermane e Futbollit ka vendosur një sërë rregullash që duhen zbatuar në mënyrë rigoroze.

Kështu që të përfundojë sezoni 2019-2020, Federata në bashkëpunim me autoritetet shtetërore të higjienës kanë vendosur që fillimisht duhet të inspektohen hotelet ku do të qëndrojnë të akomoduar ekipet. Më poshtë njihuni me disa nga pikat e vendosura nga Federata Gjermane e Futbollit:

– Ndalohet përdorimi i pishinave, saunave dhe ashensorëve.

– Të përdoren 2 ose 3 autobusë për të pasur distancë sigurie mes lojtarëve.

– Pjesa e brendshme të stadiumeve të disinfektohet para çdo ndeshje.

– Pjesëtarët e klubeve s’duhet të kenë asnjë kontakt me gazetarët apo pjesën tjetër të stadiumit.

– Nuk do të bëhet dush në dhomat e zhveshjes.

– Mjekët e skuadrave do të jenë në kontakt të vazhdueshëm me epidemiologët.