Eduart Rroca, një nga emrat më të spikatur të futbollit shqiptar quhet padyshim mesfushori që sot është pjesë e Kukësit. Një nga ato raste që e ka ngjitur karrierën shkallë-shkallë, falë aftësive dhe përkushtimit të tij, pa asnjë dhuratë.

Madje siç thotë edhe vetë, duke iu përplasur dera shumë herë në fytyrë. E vështirë kur e përjeton, por tashmë Rroca e ka hedhur pas krahëve dhe sot me një buzëqeshje të lehtë, kujton fytyrat e të gjithë personave që mendonin: “Ky lojtar nuk ka për t’u bërë ndonjëherë”.

Por ja që në përrallën më të bukur të viteve të fundit në Superiore, Luftëtari, Rroca ishte një nga personazhet kryesore. Dhe si përfundim mban veshur fanellën e Kukësit me dëshirën për të ngritur titullin kampion. Në një intervistë dhe rrëfim të veçantë për “Sport Ekspres”, Rroca jep edhe formacionin më të mirë që ka luajtur nga të gjitha ekipet, teksa pjese e tij eshte edhe nje shkodran: Behar Ramadani.

“Është pak e vështirë te ndertosh nje formacion me keto lojtare, por besoj se do e bëj një formacion shumë të mirë me lojtarët që kam luajtur përgjatë këtyre viteve.

Në portë është Vladan Giljen, e kam pasur te Tërbuni. Djathtas vjen Licaj dhe në krahun tjetër të mbrojtjes Jackon. Prapavija mbyllet me qendrën Jakovljevic, Cuculi. Sa i përket mesfushës vazhdohet me Musolli, Ramadani, ndërsa katërshja parë dihet besoj, Bregu-Rroca-Abazaj dhe Shkurtaj. /Sport Ekspres/