HomeKRYESORERrogë dhe fanella që nuk ia japin kurrë, Koman vendos të largohet...

Rrogë dhe fanella që nuk ia japin kurrë, Koman vendos të largohet nga Bajerni

Kinglsei Koman ka qenë një nga emrat kryesorë në radhët e Bajern Mynih në vitet e fundit, duke ndihmuar ekipin bavarez të triumfojë në Bundesligë por edhe Europë. Por me sa duket ai nuk do të jetë më pjesë e skuadrës gjermane, pasi ka kërkuar transferimin.

Klubet kryesore angleze, por edhe ato spanjolle e PSG janë interesuar vazhdimisht për anësorin ofensiv, e ky është gati të largohet, pasi mendon se te Bajerni nuk e vlerësojnë sa duhet. Oferta e fundit që i është bërë për rinovim, është refuzuar menjëherë nga ai, pasi Koman e ka parë se nuk është në të njëjtat parametra financiarë sa ajo e yjeve të tjerë të skuadrës, edhe pse kontributi i tij në këto vite ka qenë i jashtëzakonshëm.

Fakti që ai do të përfitojë më pak se Leroi Sane, i cili me Flik nuk ishte as një titullar i garantuar, e ka nervozuar jashtë mase francezin. Këndvështrimi i tij rreth nënvlerësimit që i bëhet nga bavarezët vjen edhe për shkak të fanellës që dëshiron prej kohës, por që kubi nuk ia jep. Koman ka kërkuar që në fillim 10-ën, por Bajerni ia ka kaluar atë fillimisht Kutinjos, e më pas Sane.

Si rrjedhojë, ai lajmëroi drejtuesit që të nisnin negociatat me klubet që kërkojnë shërbimet e tij, pasi mendon se në ekipe të tjera, do të jetë më i vlerësuar e të cilësohet një emër thelbësor për projektin. /vipsport/

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments