Kastrioti ka gjetur menjëherë pasuesin e Emiljano Ccelës. “SuperSport” mëson se krutan do i besojë drejtimin e ekipi Ardian Memës, i cili drejton këtë të mërkurë seancën e parë stërvitore. Në të shkuarën Mema ka drejtuar për një vit Tiranën nga tetori i 2018 deri në tetor të 2019, ku arriti deri në finalen e Kupës së Shqipërisë ku u mund nga Kukësi me rezultatin 2-1.

Po ashtu 51-vjeccari ka qenë në rolin e ndihmëstrajnerit tek Skënderbeu dhe Flamurtari, ndërsa ka drejtuar 17-vjeccarët e Shqipërisë në periuddë 2009-2011. Mema do të kërkojë që të sigurojë minimalisht mbijetesën në Superligë me ekipin e Kastriotit.

Skuadra krutane në këtë edicion ka grumbulluar 15 pikë, duke u renditur aktualisht në vendin e shtatë me 3 pikë më shumë se Kukësi, që ndodhet në zonën e “play-out”.

Ne fakt si kandidate potenciale per postin e trajnerit te Kastriotit kane qene edhe dy shkodranet Elvis Plori dhe Samuel Nikaj te cilet e kane drejtuar edhe me perpara kete skuader, por ne fund drejtuesit krutane kane vendosur te mos shkojne larg, por vetem pak kilometra ne tutje ku kane arritur akordin me Ardian Memen.